Arkiv

Votohet komisioni për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës me 79 vota pro i ka emëruar  anëtarët e Komisionit e Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve anëtarë të Bordit të RTK-së.

Komisioni do të përbëhet si në vazhdim: Kryetar, Elbert Krasniqi nga VV, nënkryetar i parë, Ardian Shala, nënkryetar i dytë, Igor Simiq, ndërsa anëtarë të tjerë, Eman Rrahmani VV, Zikrete Haliti VV, Saranda Musliu LDK, Shkelzen Hajdini LDK, Mërgim Lushtaku PDK, Rasim Selmanaj AAK,  dhe Albert Kinolli nga grupi parlamentar 6+.

Ky komision do të bëjë përzgjedhjen e kanditatëve për dy anëtarë të Bordit të RTK-së, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera jo shumicë.