Votohet emërimi i 7 anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Në seancën e Kuvendit është votuar emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Për këtë pikë të rendit të ditës votuan 66 deputetë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka prezantuar emrat e anëtarëve për të cilët tha se kanë përvojën e duhur.

Anëtarët janë; Zanita Halimi, Arianit Buqinca, Sadik Krasniqi, Premtim Alaj, Valon Gërmizaj dhe nga minoritetet Ifeta Nikoçiviq, Slazana Boshkoviq.

Kuvendi i Kosovës pas kësaj pike ka mbyllur punimet me kërkesë të shefave të grupeve parlamentare.

Tri pikat e fundit të rendit të ditës që mbeten pa u shqyrtuar janë këto:

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.