Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Votimi me kusht: KQZ thotë se në secilën Komunë vetëm nga një Qendër Votimi

Të dielën, më 09.02.2025, kosovarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit dhe Qeverinë e re.

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.

Në të gjithë territorin e vendit do të hapen 903 Qendra të Votimit, me gjithsej 2 mijë e 533 vendvotime.

Në këto Zgjedhje të gjithë ata që do të votojnë me kusht kanë mundësi të votojnë vetëm në një Qendër Votimi, në një Komunë. Sipas KQZ-së do të jenë 38 Qendra Votimi me kusht, me gjithsej 58 vendvotime.

Më poshtë mund të gjeni Qendrat e Votimit me kusht dhe adresat:

FOTO: KQZ