Foto: MPJD

Votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata, MPJD jep detaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur në kohë sipas planifikimeve.

Sipas njoftimit, janë krijuar kushtet për hapjen e 33 qendrave të votimit me gjithsej 42 vendvotime.

“Procesi ka nisur pa vonesa, me qendrën e parë të hapur në Stamboll, pasuar nga 28 qendra të tjera në Evropë, të cilat kanë nisur punën në përputhje me oraret e parashikuara dhe kohën lokale në vendet e caktuara” – thuhet në njoftim.

“Ndërkohë, Qendrat e Votimit në Washington, New York, Ottawa dhe Toronto kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë gati të presin votuesit sipas kohës lokale” – njofton MPJD.

Ky është njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se të gjitha Qendrat e Votimit Jashtë Vendit, të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë hapur sipas kohës së planifikuar në Ambasadat dhe Postet Konsullore të Republikës së Kosovës.

Në përputhje me vendimin e KQZ-së, MPJD ka krijuar kushtet e nevojshme për funksionalizimin e 33 Qendrave të Votimit dhe gjithsej 42 Vendvotimeve .

Procesi ka nisur pa vonesa, me qendrën e parë të hapur në Stamboll, pasuar nga 28 qendra të tjera në Evropë, të cilat kanë nisur punën në përputhje me oraret e parashikuara dhe kohën lokale në vendet e caktuara.

Ndërkohë, Qendrat e Votimit në Washington, New York, Ottawa dhe Toronto kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë gati të presin votuesit sipas kohës lokale.

MPJD ka shtuar kapacitetet e saj në misionet diplomatike dhe konsullore për të garantuar një proces të rregullt dhe të sigurt, duke koordinuar nga afër mbarëvajtjen e votimit.

Si rrjedhojë, MPJD ka ofruar të gjithë mbështetjen e saj logjistike, njerëzore dhe financiare për të siguruar zhvillimin e procesit në përputhje me standardet më të larta.

Ftojmë të gjithë shtetasit e regjistruar me sukses për votim fizik që të paraqiten në Qendrat e Votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike!

Ju lutem mos harroni të merrni me vete dokumentin identifikues, pasaportën ose leternjoftimin e Republikës së Kosovës.