Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Votat nga diaspora përmbysin rezultatin në Dragash, kandidati i LDK-së del fitues i garës për kryetar

Votat nga diaspora për kandidatët për kryetar të Dragashit e kanë përmbysur rezultatin në këtë komunë.

Përderisa me votat e numëruara të dielën, rezultatet preliminare e nxirrnin të parin kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani, tashmë me vota të diasporës prin kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Bexhet Xheladini nga LDK-ja ka marrë 244 vota nga diaspora, dhe tashmë në total i ka 5,845, kurse ai i PDK-së, Shaban Shabani, nga diaspora i ka siguruar 54 vota dhe në total ka 5,702 vota.