Votat e tetë kandidatëve të AAK-së

Në bazë të rezultateve përfundimtare të certifikuara nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë ka siguruar gjithsej tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të rezultateve, më i votuari në AAK është Ramush Haraidnaj me 41 mijë e 371 vota, duke pasuar nga vëllai i tij, Daut Haraidnaj, me 13 mijë e 769 vota, Besnik Tahiri me 7 mijë e 816 vota, Bekë Berisha me 7 mijë e 629 vota, Time Kradijaj me 6 mijë e 790 vota, Pal Lekaj me 6 mijë e 612 vota, Albena Reshtitaj me 5 mijë e 916 vota, dhe Albana Bytyqi me 4 mijë e 420 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur të siguroj tetë ulëse, me 7.12% të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese me 50.28% të votave