Votat e diasporës, prin Vetëvendosja

Në Qendrën e Numërimit të votave janë duke u numëruar votat që kanë ardhur me postë për zgjedhjet e 6 tetorit.

KALLXO.com po monitoron numërimin e këtyre votave.

Deri në orën 13:25janë numëruar 3 mijë e 473  vota nga diaspora.

Nga këto vota, prin Lëvizja Vetëvendosje me 1552 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 716 vota dhe Partia Demokratike e Kosovës me 553 vota.

Nisma Socialdemokrate ka marrë 242 vota ndërsa koalicioni AAK-PSD 314 vota.

Vota një shifrore kanë marrë edhe partitë nga komunitetet.