
Votat e diasporës në Gjakovë, Kusari-Lila fiton mbi 200 vota
24.10.2021 - 18:06
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë më së shumti vota nga ana e diasporës.
Sipas rezultateve të votave me postë, të cilat janë numëruar sot në QNR, Kusari-Lila ka marrë 289 vota.
Pas Kusarit, diaspora i ka dhënë 178 vota kundërkandidatit të saj, Ardian Gjini nga AAK. Ferdinand Kolaj nga PSHDK ka marrë 128 vota, kurse Teki Shala nga LDK 89 vota.
Kandidatja e PDK-së, Arbënesha Kuqi ka fituar 27 vota të diasporës, ndërsa Fazli Hoxha nga Nisma asnjë votë.
Gjakova është një nga nga komunat ku do të zhvillohet rundi i dytë mes Ardian Gjinit të AAK dhe Mimoza Kusari-Lilës të LVV.
Kryetari aktual i Gjakovës ka 46% të votave të fituara, derisa Mimoza Kusari ka marrë 37% të votave.