Mbledhja e Komisionit për Arsim, 26 prill 2022, Foto: KALLXO.com

Vonohen shumica e anëtarëve të Komisionit për Arsim, ata të KShC-së nuk i presin

Në Komisionin për Arsim ishte planifikuar që të shqyrtohet raporti vjetor për punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, por për shkak të vonesës së deputetëve, anëtarët e KShC-së kanë lëshuar mbledhjen dhe kësisoj e njëjta ka dështuar të mbahet.

Kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi tha se kanë kaluar 15 minuta akademike dhe do të vijnë tjetër herë.

Anëtarja e Komisionit për Arsim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, tha se kjo nuk është korrekte nga anëtarët e tjerë.

“Kjo vonesë për mendimin tim nuk është e arsyeshme dhe më vjen shumë keq”, tha Reshitaj, për kolegët e saj.

Ajo shtoi se pavarësisht si opozitë kane vendosur që të bojkotojnë punën e Kuvendit, ajo ka ardhur pasi KShC-ja është pikë e rëndësishme për të cilën do të duhej të diskutohej në këtë mbledhje.

Në Komision prezent ishin vetëm dy anëtarë, Albena Reshitaj nga AAK dhe Jasmina Dedic nga Lista Serbe.