Ilustrim

Vonesat në Kuvend, vetëm tre deputetë në sallë

Edhe sesioni vjeshtor i punës së Kuvendit të Kosovës ka nisur me vonesa.

Seanca e parë e së enjtes ndonëse ishte thirrur për në orën 10:30, kishte nisur me më shumë se gjysmë ore vonesë.

E njëjta praktikë po vërehet edhe në vazhdimin e seancës plenare të premten.

Seanca e sotme është thirrur për në orën 10:00, mirëpo ndonëse kanë kaluar 20 minuta, në sallën plenare sipas transmetimit të legjislativit, janë parë vetëm tre deputetë të pranishëm.

Dy ministra në interpelancë para deputetëve