Vonesa në nisjen e seancës për buxhetin e vitit 2021

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 40 minuta nga koha kur do të të duhej të niste seana e Kuvendit të Kosovës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Seanca e sotme është thirrur për në orën 14:00.

Në rend të ditës është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kuvendi i Kosovës të hënën ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Buxhetin 2021.