Vonesa në nisje të punimeve në Kuvend, pritet të votohet buxheti për vitin 2021

Kuvendi i Kosovës pritet të votojë sot Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Këto punime sipas agjendës pritej të fillonin nga ora 11:00 por, si duket do ketë vonesa pasi ende nuk janë mbledhur të gjithë deputetët.

Përpos shqyrtimit të buxhetit, në rend dite janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.

Projektligji për buxhetin është dërguar në Kuvend nga ana e Qeverisë tashmë në largim dhe ka qenë në shqyrtim te Komisioni për buxhet dhe transfere.