Vonesa në lëshim të letërnjoftimeve, shkak situata me pandeminë

Ka disa muaj që Agjencia e regjistrimit civil është duke i lënë në pritje qytetarët për pajisje me letërnjoftime.

Për muaj të tërë pati një stagnim si shkak i mungesës së materialit, kurse tani gjendja me pandeminë po e ngadalëson këtë proces.

Nga kjo agjenci për KALLXO.com është thënë se letërnjoftime ndahen në baza ditore por  janë duke punuar me staf esencial.

“Letërnjoftime janë duke u ndarë vazhdimisht, në baza ditore, vonesa mund të ketë edhe për shkak të gjendjes në të cilën jemi dhe punëtorëve që preken me virus, pra jemi me staf më të vogël,” thonë nga ACR.

Përkundër vonesave me pajisje për letërnjoftime, sa i përket pajisjes me pasaportë nuk ka pasur probleme të tilla. Materiali për pasaportë ka qenë vazhdimisht në dispozicion.