
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Von der Leyen nga Berlini: Jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thwnw se liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Berlin për të thelluar integrimin ekonomik.
Von der Leyen ka thënë se mbështetje e energjisë kap për vendet e Ballkanit Perëndimor kap vlerën 1 miliard euro.
“Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliard eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar ajo.
Good to see all Western Balkans partners in Berlin, one week after my visit to the region.
We are here to deepen our economic integration.
Starting with energy.
Our €1 billion Energy Support Package for the Western Balkans will help us shape our common energy future. pic.twitter.com/e4v3KcJLBo
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 3, 2022
itter.
Sot në kryeqytetin gjerman, Belin do të mbahet Samiti i Berlinit, ku nikoqir është kancelari gjerman Olaf Scholtz.
Gjashtë liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor do nënshkruajnë tri marrëveshje, ku përfshihet liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe kualifikimit profesional.
Procesi i Berlinit u themelua në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares Angela Merkel.
Kjo iniciativë kishte qëllim krijimin e platformës për bashkëpunim të nivelit të lartë midis përfaqësuesve të lartë zyrtarë “Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor” ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit.
Samiti i ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit pritet të mbahet, vitin tjetër, në Tiranë.