Von Cramon thotë se Osmani nuk dorëzohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është ndër gratë për inspiruese në Ballkanin Perëndimor.

Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se Ballkani Perëndimor është me plot gra frymëzuese që luftojnë për paqe dhe siguri në rajon, e në mesin e tyre është edhe Osmani që sipas saj nuk dorëzohet.

“Cila nga gratë më ka inspiruar? Ballkani Perëndimor është me plot gra frymëzuese që luftojnë për paqe e siguri në rajon. Njëra nga to është Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Ajo nuk dorëzohet”, ka shkruar Cramon./21Media