Viola Von Cramon

Von Cramon thotë se Kosova nuk duhet rritur pritshmëritë për anëtarësim në NATO

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se aplikimi i Kosovës që të pranohet në NATO ka gjasa të vogla që të realizohet, duke shtuar se nuk duhet rritur pritshmëritë për anëtarësim.

“Mund ta kuptoj që ky vend që ka vuajtur shumë në luftë dhe ende nuk ndjehet rehat në këtë fqinjësi, në të cilën përkufizohet dhe ka gjithmonë tentime, vullnet dhe dëshirë që të siguroj një mbrojtje më të madhe dhe më shumë siguri nga Aleanca e NATO-s. Por, të jem e sinqertë në këtë moment nuk e di se do ta kemi një mazhorancë në favor të kësaj, të themi që aplikacioni ka gjasa të vogla që të pranohet, po kjo nuk varet nga unë. Nuk do t’i kisha rrit pritshmëritë në këtë moment”, ka thënë Cramon për RTK.

Sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Von Cramon ka thënë se së pari duhet përfunduar dialogu dhe se duhet parë zgjedhjet presidenciale në Serbi si hap i zgjidhshëm i ardhshëm.

“Me BE-në duhet t’a kryejmë dialogun së pari për NATO-n nuk jam e sigurt, por për BE-në shpresoj që të shohim zgjedhjet presidenciale si hap i zgjidhshëm i ardhshëm dhe mos të kemi VETO-n, bllokadën dhe në pjesën e dytë të vitit, të gjithë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë të lirë edhe në vendet Evropiane”, thotë Von Cramron.

Cramron gjithashtu tha se kur flitet për anëtarësim duhet punuar më suksesshëm dhe duhet precizitet për pikat e agjendës drejt integrimit dhe se sipas saj qytetarët e Kosovës janë në favor të BE-së.

“Por, kur flasim për anëtarësimin nga kjo perspektivë duhet të punojmë suksesshëm dhe të jemi shumë precizë për pikat e agjendës dhe të lëvizim në hapat e radhës drejt integrimit. E di që nuk është e drejtë marrë parasysh që shumë qytetarë të Kosovës janë në favor të BE-së dhe të prespektivës së anëtarësimit në BE, të gjitha sondazhet që i kemi parë janë pro mbështetjes evropiane në Kosovë dhe natyrisht është zhgënjyese që Kosova duhet të presë kaq gjatë”, ka shtuar ajo.

Për liberalizimin e vizave, Von Cramon ka thënë se nuk është diçka që varet nga ajo duke theksuar se shpreson që kjo të hiqet si pengesë.

“Nuk është diçka që varet nga ne. Shpresojmë që zgjedhjet presidenciale në prill dhe zgjedhjet parlamentare në maj do të ofrojnë një mundësi të tillë por të shohim se çfarë presioni mund të bëjmë nga parlamenti përmes këshillit dhe si do të funksionojmë me presidencën franceze. Shpresojmë që kjo do të hiqet si pengesë dhe hapat e radhës shpresojmë që të jenë më të lehtë”, ka deklaruar Von Cramon.