Viola Von Cramon

Von Cramon shpreson që me ndërmjetësimin e BE-së marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet në vjeshtë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur optimiste që marrëveshja për njohje reciproke nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet në vjeshtën e këtij viti.

Von Cramon përmes një video-mesazhi në Twitter, e ka konsideruar të sukseshëm takimin që pati i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

E që hapi tjetër, sipas saj është një konferencë në Paris ndërmjet të dyja palëve, me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Më e rëndësishmja do të jetë mbajtja e një konference në Paris, e iniciuar dhe organizuar nga presidenti Macron dhe më pas në fund, me shpresën që do të mund të shohim arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke përgjatë vjeshtës. Kjo është ajo për të cilën duhet të punojmë me të dyja palët për të arritur këtë rezultat të suksesshëm, deri në fund të këtij viti”, u shpreh ajo.