Von Cramon: Presim nga Kosova dhe Serbia t'i përafrojnë qëndrimet

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon – Taubadel, në një konferencë për media, tha se gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Von Cramon megjithatë tha se nuk janë fokusuar në ndonjë temë të veçantë, por për dialogun në përgjithësi.

“Me Kurtin kemi folur për dialogun dhe për tërë portofolin e dialogut dhe në lidhje me procedurën e tij sesi të merret me këtë proces, nuk jemi fokusuar në një specifikë të veçantë”, tha ajo në një konferencë për media në Kosovë.

Ajo shtoi se pret nga Kosova dhe Serbia që t’i përafrojnë qëndrimet.

“Mendoj që në fillim të kësaj faze të dialogut, presim nga të dyja palët që të ngrisin pritjet shumë larg. Shpresoj që në javët e ardhshme, muajt, do të shohim një ngushtim të pozicioneve, afrim të pozicioneve origjinale”, tha anëtarja e Parlamentit Evropian.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe katër propozimet e paraqitura nga kryeministri Kurti.

Kurti në takim me Viola von Cramon: Serbia duhet t’i hapë arkivat për të pagjeturit