
Von Cramon për marrëveshjen në Ohër: Një hap drejt BE-së për të dy vendet
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se marrëveshja në Ohër është një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian, për të dyja vendet.
Përmes një ‘cicërime’ në rrjetin social Twitter, von Cramon ka thënë se nëse aneksi i marrëveshjes që rrjedhë nga propozimi evropian, zbatohet me shpjetësi, mund të sjellë më shumë paqe e stabilitet në rajon.
“Teksti i shtojcës më pak i detajuar se sa pritej, por në qoftë se e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, ajo përfundimisht mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Ky është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet” – ka shkruar ajo.
The text of the annex. Less detailed than expected but if all of this will be swiftly implemented it can definitely bring more peace & stability to the region.
It’s a step towards EU integration for both countries:https://t.co/A8XTD5ATbU
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 19, 2023
Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një takim trilateral të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve.
Pas takimit maratonë në Ohër, kryeministri Kurti ndër të tjera, tha se ashtu si më 27 shkurt edhe dje në Ohër Serbia i ka ikur nënshkrimit të aneksit për zbatimin e marrëveshjes.
Ai shtoi se ka pasur pajtim publik mes palëve, teksa e ka cilësuar dakordimin e arritur si njohje de facto.