Von Cramon ka kërkuar që të hiqen vizat për Kosovën

Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’u japë menjëherë liberalizmin e vizave qytetarëve të Kosovës.

“Për të rikthyer besueshmërinë tonë, Bashkimi Evropian duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e  vonuar të vizave për qytetarët e Kosovës. Koha është tani, Këshilli Bashkimit Evropian duhet ta dorëzojë (kërkesën) tani”, ka thënë Cramon.