Von Cramon: Fitorja ndaj Putinit, fitore potenciale edhe për marrëveshjen e gjelbër
Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka thënë se lufta në Ukrainë është duke e rrezikuar marrëveshjen e gjelbër në Evropë.
Në fjalën e saj në Forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, eurodeputetja ka thënë se fitorja ndaj presidentit rus do të jetë një fitore potenciale edhe për marrëveshjen e gjelbër në Evropë.
“Fitorja ndaj Putinit do të jetë një fitore potenciale edhe për marrëveshjen e gjelbër ne Evropë. Duhet të kenë më shumë qasje në barazinë e energjinë, varfëria e energjisë do të ndikojë të gratë më së shumti. BE për herë të parë me një presidente grua të Komisionit, vendosi që të rikthehemi në një kontinent energjik, kjo është me rëndësi per shkak të varësisë në fosile” – tha ajo.
Von Cramon ka kërkuar përfshirje më të madhe të grave në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
“Me këtë qasje, ne përfshijmë kuota politike të grave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Principi kryesor nuk është vetëm për shkak të ndryshimit klimatik por është edhe balanca gjinore. Ne duhet të mbështesim ato gra që nuk kanë guxim të flasin për të drejtat e tyee dhe nuk kanë zë”, ka deklaruar ajo në këtë panel”- tha ajo.
Viola von Cramon ka thënë se rasti i grave të Krushës është një storie suksesi sesi gratë mund të transformojnë vendin.
“Kam qenë në Krushe, jam habit, është storie suksesi. Kur e pash që ndërmarrësia e grave e bënë një ndryshim për të gjithë, ato mund ta transformojnë fshatin dhe vendbanimin. Për këtë duhet të investojmë në këtë aspekt, mbështetjen dhe në edukimin e vajzave”- ka thënë tutje ajo.
Në fjalën e saj në Forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ajo ka thënë se gjenda evropiane duhet të orientohet në atë drejtim që të dëgjohet zëri i grave që nuk kanë pozita.
“Unë besoj se ne duhet të kujdesemi edhe për ato gra që nuk kanë guxuim të flasin për të drejtat e tyre, edhe në Gjermani më ka befasuar se në pandemi shumë gra u kthyen në detyrat e tyre tradicionale”-ka thënë ajo.
Në Prishtinë dje dhe sot po mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mbështetur nga EULEX-it.