Foto: KALLXO.com Ilustrim

Vodhi ‘Puma’ me vlerë 78 euro dhe u kap nga kamerat, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar të dyshuarin R.B. i lindur në vitin 1984 nën dyshimin se ka vjedhur një palë mbathje (PUMA) me vlerë rreth 80 euro si dhe një çantë krahu në të cilën kishte para dhe dokumente.

Për këto vjedhje dy persona raportuan në polici dhe kishin dyshime tek personi i njëjtë, për të cilin kishte edhe video-inçizime.

“Me datën 24.05.2023, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se më datё 22.05.2023 rreth orёs 22:30, ka vërejtur se i janё vjedhur njё palё mbathje (Puma), me vlerё shtatёdhjetё e tetё (78) euro, dhe përmes video incizimeve vërehet personi i dyshuar”- thuhet në raportin e policisë.

“Me datën e njëjtë, nё Stacionin Policor nё Pejё, ёshtё paraqitur edhe njё viktimё e cila deklaron se nga po i njëjti person i dyshuar iu ёshtё vjedhur çanta e krahut sё bashku me njëqind (100) euro, pasaporta dhe letërnjoftimi”- thuhet tutje nga policia.

Policia potencon se ka marrё masat e duhura dhe pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë tё dyshuarin.

Kurse, pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.