Foto: Ilustrim

Vodhi pije alkoolike, i dyshuari gjendet i dehur

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hapur me forcë lokalin e tij dhe kanë vjedhur pije alkoolike.

Vjedhja ka ndodhur dje rreth orës 00:10 në Prizren.

Njësia policore ka hasur një të dyshuar, shtetas të huaj në gjendje të dehur dhe në çantën e tij janë gjetur pije alkoolike që dyshohet që janë vjedhur në lokalin e ankuesit.

I dyshuari është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.