Vodhi një dozë vaksine anti-COVID, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka vjedhur një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Ngjarja ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Istog.

I dyshuari është arrestuar ndërsa nga i njëjti është konfiskuar edhe doza e vaksinës dhe është kthyer prapë në qendrën e vaksinimit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.