Vodhi ambulancën dhe përplasi kalimtarët (VIDEO)

Një ambulancë është vjedhur nga një burrë i armatosur në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë, raporton TV21.

Ai përplasi disa kalimtarë, përfshirë një fëmijë me karrocë ndërsa policia raportoi se qëlluan disa herë drejt tij për ta ndalur.

Një dëshmitar i cili ishte prezent në vendngjarje tha se ai e pa ambulancën e cila po ngiste me shpejtësi të madhe, transmeton rtv21.tv.

“Menjëherë pas ambulancës ishte një makinë e policisë. Kam dëgjuar disa të shtëna”, tha Omar Khatujev.

Ai u arrestua nga policia dhe raportohet se nuk ka marrë lëndime kritike për jetën.