Vodhën veturën të cilën ua konfiskoi shteti

Dy persona janë arrestuar nga policia në Prizren. Të njëjtit po dyshohen se kanë vjedhur veturën e tyre.

Kjo pasi që e njëjta veturë ishte konfiskuar dhe ishte vendosur në parkingun e veturave të cilat janë të konfiskuara për vepra të ndryshme penale.

Ngjarja ka ndodhur dy natë më parë në Komunën e Prizrenit. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.