Vodhën 55 mijë euro dhe ari në një banesë, arrestohen vëllezërit në Krujë

Dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar për vjedhjen e 55,000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë në Krujë, Shqipëri.

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë sekuestruar aksesorët floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.

S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, u arrestuan për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

“Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.