Ilustrim

Vlorë, të shtëna në ambientet e hotelit, arrestohet i dyshuari

Policia shqiptare ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

I arrestuari është D.Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale – armëmbajtja pa leje dhe kanosja.