Vlorë, sekuestrohen 260 kg drogë

Në Vlorë është realizuar megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Camper”, si rezultat i të cilit u sekuestruan 260 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjete “Camper” që ishin përshtatur me vende të fshehta për të transportuar lëndë narkotike.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se katër persona (2 të rinj dhe 2 të reja) me shtetësi rumune u vunë në pranga, dhe pesë shtetas të tjerë u shpallën në kërkim.