Vlora Dumoshi flet për hapjen e teatrove dhe kinemave

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në njërën nga pyetjet parlamentare në lidhje me hapjen e teatrove ka thënë se pritet që sot të merren direktivat për hapjen e tyre.

Ajo ka thënë se është disktuar që pjesmarrja në ambientet e teatrove dhe kinemave  të jetë 40%.

“Situata që e kemi kaluar që nga marsi e dimë që të gjitha insitucionet kulturore-sportive janë mbyullur dhe kemi punuar  në vazhdimësi me Ministrin Zemaj. Por vendimi i ardhshëm i MSH do të lehtësoj masat sidomos në sektorin tonë ku pritet që 40% të jetë pjesmarrja në teatro dhe kinema. Të gjitha institucionet janë përgatitur. Vendimi i cili është marrë nga MSH dhe IKSHP  besoj që sot do të jemi në dijeni për  të gjitha direktivat e hapjes”, ka thënë ajo.