Vlora Çitaku i reagon analistit Tim Judah për takimin Thaçi- Vuçiq

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku është përfshirë në polemikat mes analistit, Tim Judah dhe të dërguarit special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Judah përmes një postimi në Twitter foli për takimin e mbrëmshëm mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se Grenell dhe njerëzit e Trump po lëvizin shpejtë për një marrëveshje të madhe.

E për këtë, ambasadorja Çitaku tha se postimi i tij është me spekulime.

“Me gjithë respektin Tim, postimi juaj është plot spekulime. Unë nuk e di kush është burimi juaj, por unë mund t’ju them tani se është burim jo i besueshëm”, tha ajo.

Analistit sot i ka reaguar edhe vetë Grenell.

Grenell e Judah polemizojnë rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi të hënën në Uashington presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se në takim është diskutuar për “domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi” dhe për “mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”.

Kurse,sot presidenca i ka dërguar shkresë zyrtare Kuvendit të Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit Thaçi t’i organizohet një seancë më 4 mars, për t’i njoftuar në lidhje me vizitën e realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ka mbajtur atje.

Thaçi kërkon t’u flasë nesër deputetëve për takimin me Vuçiqin

www.kallxo.com