VllesaPagesa dhe Instituti ATOMI nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Pagesat për pjesëmarrje në Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo, e cila në Kosovë organizohet nga Instituti ATOMI tashmë do të mund të bëhen edhe në të gjitha degët e VllesaPagesa, me vetëm 0.50 euro provizion.
VllesaPagesa ka degë pothuajse në të gjitha qytetet në Kosovë. Në lidhjen në vijim mund të gjeni lokacionin e VllesaPagesa i cili gjendet më afër vendndodhjes tuaj https://vllesapagesa.com/lokacionet/.
Po ashtu pagesat mund ti realizoni edhe përmes aplikacionit VllesaWallet në PlayStore apo AppStore me provizion 0 euro.
Instituti Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI – Instituti ATOMI është organizatë jo-qeveritare, e cila ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.
Përveç Projektit ATOMI, i cili merret ekskluzivisht me identifikimin dhe përkrahjen e atomistëve, me aprovim nga Asociacioni Ndërkombëtar Kangourou Sans Frontières (AKSF), që nga viti 2017 Instituti ATOMI e organizon për çdo vit garën ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo” në Kosovë, në mënyrë që përmes këtij aktiviteti të promovohet matematika dhe rëndësia e saj në Kosovë.
Gjithashtu, Instituti ATOMI e përdorë këtë garë për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë (më të suksesshmit e garës çdo vit), në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës, posaçërisht për ofrimin e kurseve të avancuara të matematikës nga profesionistët e fushës, në përputhje me moshën dhe talentin e tyre në matematikë.
Gjatë katër viteve (2017 – 2020) në kuadër të Garës “Kangaroo” kanë marrë pjesë mbi 15 800 nxënës të klasëve 1-12 nga mbarë Kosova, ndërsa janë përzgjedhur 211 nxënës, për të cilët Instituti ATOMI – Kangaroo ka ofruar kurse të avancuara të matematikës falas.
VllesaPagesa është e angazhuar në vazhdimësi që qytetarëve të Kosovës tu ofroj gamë të gjerë të shërbimeve në një lokacion, lehtësi në qasje ndaj këtyre shërbimeve si dhe fleksibilitet në shum lloje të pagesave.
Për më shumë info vizitoni faqen tonë www.vllesapagesa.com