Vlerësimi i fundit i forcave të armatosuara ukrainase: 164,910 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

Pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Sulmet nga forcat ruse u raportuan në qytetet kryesore anembanë Ukrainës, duke përfshirë edhe kryeqytetin Kiev. 

Zyrtarët perëndimorë pohuan se për nga shtrirja, lufta mund të jetë më e madhja në Evropë që nga viti 1945. 

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) verifikoi mbi 6.8 mijë vdekje të civilëve në Ukrainë gjatë luftës që nga dhjetori 2022.

Lufta rezultoi në një krizë humanitare, pasi mijëra ukrainas u larguan në perëndim të vendit të tyre dhe jashtë vendit. Polonia fqinje regjistroi numrin më të madh të kalimeve kufitare nga Ukraina, me rreth tetë milionë që nga dhjetori 2022, e ndjekur nga Rusia, Hungaria dhe Rumania.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në dhe nga Ukraina janë si në vijim:Presidenti kinez Xi Jinping do ta nisë një vizitë shtetërore në Rusi, duke kërkuar të prezantojë Kinën si një paqebërëse globale duke i forcuar lidhjet me presidentin rus Vladimir Putin. Xi dhe Putin do ta kenë një takim dhe darkë jozyrtare kokë më kokë të hënën përpara se të zhvillohen negociatat të martën.

Putin e vlerësoi Xi-n si një “mik të mirë të vjetër” në një artikull gazete të botuar në Kinë, ndërkohë që Xi shkroi në një të përditshme ruse se udhëtimi i tij në Rusi ka si synim ta forcojë miqësinë midis dy vendeve dhe bëri thirrje për “pragmatizëm” ndaj Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur urdhër-arrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Putinit një “pikëkthesë” në konflikt. Në fjalimin e përditshëm të Zelenskit, ai tha se urdhër-arresti shënoi një “rezultat ligjor ndërkombëtar vërtet të rëndësishëm për Ukrainën, për drejtësinë… Momenti pas të cilit bëhet i pamohueshëm se fundi i këtij agresioni për Rusinë do të jetë gjithë gamë e përgjegjësisë së saj”.

Presidenti rus Putin vizitoi një post komandë në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se Putin zhvilloi një takim në një post komandimi dhe kontrolli ushtarak në qytetin rus. Ky udhëtim bëhet pasi udhëtimit që Putin e bëri në Mariupolin me helikopter dhe vizitoi Krimenë, të dyja këto rajonë të pushtuara nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e ka akuzuar Putinin se e ka vizituar Mariupolin “nën vellon e natës” për ta shmangur shfaqjen e shkatërrimit të qytetit. 

Ministrat e drejtësisë nga më shumë se 40 vende do të takohen në Londër në një konferencë për ta diskutuar rritjen e mbështetjes për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ICC, ndërkohë që ajo po i heton krimet e mundshme të luftës në konfliktin e Ukrainës, pas lëshimit të urdhërarrestit për Putinin dhe Lvova-Belovën.

Forcat e armatosura të Ukrainës e kanë publikuar vlerësimin e tyre të fundit për viktimat e luftës. Ushtria ukrainase tani pretendon se ka vrarë 164,910 trupa ruse që nga fillimi i luftës. Nga këta, uhstria ukrainase thotë se 710 u vranë brenda 24 orëve deri të dielën në mëngjes. Gjithashtu raportohet se kanë shkatërruar tetë sisteme artilerie ruse që nga e shtuna.

Mungesa e eksplozivëve po i pengon përpjekjet e vendeve evropiane për t’i siguruar Ukrainës armë, sipas një raporti. Individët e industrisë i thanë Financial Times se baruti, eksplozivët plastikë dhe TNT janë në mungesë dhe mund të vonojnë një rritje të planifikuar të prodhimit të predhave deri në tri vjet. Kjo do të thotë se industria e mbrojtjes e Evropës mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë urdhrat e pritura të BE-së për Ukrainën.

Presidenti i Serbisë e ka sulmuar vendimin për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin. Para gazetarëve në Beograd, Vuçiq i cili dikur mburrej me marrëdhënien e tij personale me Putinin, se një vendim i tillë vetëm se do ta zgjasë edhe më tej luftën në Ukrainë. /The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala