Vlerësim i mangët i tenderëve në furnizimin me materiale administrative në Komunën e Hanit të Elezit

Ndonëse në njoftimin për kontratë, përveç kërkesave tjera, ishte kërkuar që operatorët ekonomik  të sjellin katalogun e produkteve të vulosur dhe të nënshkruar, fituesi i tenderi nuk e kishte sjellë edhe katalogun sic kërkohej

“Te procedura e prokurimit publik për Furnizim me material administrativ, në vlerë të parashikuar 9,980€, fituesi i tenderit nuk kishte sjellë katalog me informata dhe specifika përkatëse të produkteve të ofruara, por një dokument të pa nënshkruar dhe të pavulosur të produkteve të fotografuara”, thuhet në gjetjen e raportit.

Sipas raportit, kjo ka ndodhur për shkak të kontrolleve të pamjaftueshme nga zyra e prokurimit gjatë vlerësimit të tenderëve.

Tutje thuhet se në mungesë të tyre, produktet e kontraktuara mund të mos jenë në formatin dhe cilësinë e kërkuar, andaj kryhet

“Kryetari duhet të sigurojë që komisioni i vlerësimit të tenderëve rekomandon për kontratë vetëm ofertuesit më të suksesshëm që plotësojnë kriteret e përcaktuara me njoftimin për kontratë”, thuhet në rekomandim

Nga komuna janë pajtuar me gjetjen e raportit.

Për më tepër, nëpërmjet letrës së konfirmimit, të datës 13 qershor 2022 nga kreu i komunës së Han i Elezit, Mehmet Ballazhi konfirmohet se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me të gjeturat e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për “Pasqyrat Financiare të Komunës Han i Elezit për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021”.