Vladimir Mikula, gjyqtar i Gjykatës Speciale. Foto: Kallxo.com

Vladimir Mikula caktohet gjyqtar rezervë në Gjykatën Speciale në Hagë

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, Ekaterina Trendafilova ka caktuar trupin gjykues në çështjen penale ndaj Salih Mustafës.

Ky trup gjykues thuhet se do të përbëhet nga gjyqtarët, Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti dhe gjyqtari polak Vladimir Mikula, i cili do të jetë gjyqtar rezervë.

Mikula ka shërbyer për disa vite si gjyqtar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

Mikula ka gjykuar disa nga rastet e ndjeshme në Kosovë viteve të fundit përfshirë edhe rastin ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, rastin ndaj ish-sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, rastin e të akuzuarve për krime lufte ndaj Slobodan e Sreçko Martinoviq dhe Svetlana Stojanoviq, rastin e Ukë Rugovës, rastin e policëve të Kosovës të akuzuar për incidentin me truprojat e ministrit serb, Aleksandar Vulin, si dhe rastin e akuzës për kërcënim të kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ndaj gazetares Jeta Xharra.

Gjyqtari i Ramadan Mujës e Ilir Tolajt Shkon në Gjykatën Speciale

Gjykata Speciale, Ligji, Vladimir Nikula