Foto: Zyra e Presidentit

Vjosa Osmani zyrtarisht merr detyrën e u.d. të Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani pasditën e së enjtes zyrtarisht ka marrë funksionin e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Osmani do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

Presidenti Hashim Thaçi jep dorëheqje