Vjosa Osmani zhvilloi takim me ambasadorin amerikan

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur takim virtual me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas një komunikate të Presidencës, ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik”, thuhet në komunikatën për media.