Vjosa Osmani: Votimi për rrëzimin e qeverisë ishte i papërgjegjshëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se votimi i mocionit për rrëzimin e qeverisë ka qenë jo vetëm i panevojshëm, por edhe i papërgjegjshëm, sidomos për shkak të situatës me coronavirusin.

“Unë e kam kundërshtuar një mocion të tillë për shumë arsye, por mbi të gjitha për shkak të situatës në të cilën gjendeshin qytetarët tanë. Secili është dashur të tregojë një ndjeshmëri për një situatë të tillë”, tha ajo sonte në KTV.

Osmani shtoi se nga mocioni ka pasoja në punën e tanishme kundër COVID-19.

“Po shihet që tash ka pasoja pasi mocioni e pengon konatktin normal Qeveri-Kuvend. Jo vetëm që e kam menduar si të panevojshëm por edhe si të papërgjegjshëm [votimin e mocionit]”, tha Osmani.

Qeveria Kurti është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës me 25 mars.