Vjosa Osmani viziton varrin e Rugovës: Nderojmë ideatorin e shtetit kosovar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë vizitës që i bëri varrit të Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se sot nderohet ideatori i shtetit të Kosovës.

“Dhe natyrisht kontributin e tij në bashkimin e gjithë shqiptarëve rreth kësaj ideje dhe sublimimit dhe artikulimit të qartë vullnetit të popullit tonë për liri e pavarësi. E nderojmë sot natyrisht kontributin e tij dhe të gjithë bijve dhe bijave, të cilët u bashkuan rreth lëvizjes së madhe të shqiptarëve për të artikuluar këtë vullnet të qartë për liri dhe pavarësi të vendit tonë”, tha kryeparlamentarja Osmani.

Sot Kosova sot shënon 12 vjetorin e pavarsisë, ku deri më tani shtetësinë e kanë njohur 116 shtete. Ky përvjetor Kosovën e gjen pa liberalizim të vizave dhe pa një marrëveshje përfundimtare me shtetin e Serbisë.