Vjosa Osmani vendos fotografinë e Ibrahim Rugovës në vend të Hashim Thaçit

Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli ishte përkujdesur që me marrjen e kësaj pozite në një nga muret e vendit të tij të punës të vendoste fotografinë e presidentit aktual, Hashim Thaçi.

 

 

Mirëpo më 26 dhejtorë, karrigen e Veselit e kishte marrë Glauk Konjufca.

Me të marrë këtë detyrë, Konjufca kishte larguar fotografinë e presidentit të Kosovës nga muri.

Ndërsa Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot ka filluar ditën e saj të punës në këtë pozitë.

Ajo është përkujdesur që në murin e zbrazur të lënë nga Konjufca të vendos fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme të thirrur pikërisht për këtë çështje me 68 deputetë në sallë ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit