Vjosa Osmani: Ushtria e Kosovës është produkt i luftës për liri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë solemne që po mbahet në FSK, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, tha se Ushtria e Kosovës është produkt i luftës për liri dhe rezistencë.

“Ushtria e Kosovës është produkt i luftës për liri, i rezistencës të një populli të tërë, i gjakut të dëshmorëve por edhe i miqësisë së hershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që ishte nisur si mision strategjik, nga presidenti ynë, doktor Rugova”, tha Osmani.

Ajo përmendi gjeneratat e kaluara të Kosovës, që u flijuan që sot të kemi shtetin dhe ushtrinë tonë.

“Sot në këtë ditë të veçantë dhe më të rëndësishmë në Republikën tonë, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Kuvendit të Kosovës, të iu drejtohem juve që jeni sinonim i shtetësisë, i mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit”, deklaroi Vjosa Osmani.