Vjosa Osmani dhe Recep Tayyip Erdogan. Foto: Vjosa Osmani/Twitter

Vjosa Osmani uron Recep Tayyip Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj, presidentin Recep Tayyip Erdogan, për fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Erdogan për fitoren e sotme” – ka thënë Osmani.

“Derisa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të ndërtuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer” – ka vazhduar tutje ajo.

Erdogan ka mbajtur një fjalim triumfi pas rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Ai u është drejtuar qytetarëve në një tubim pas përfundimit të numërimit gati të të gjitha fletëvotimeve dhe i ka falënderuar të gjithë për besimin që ia kanë dhënë për ta drejtuar vendin edhe për 5 vjet.

Recep Tayyip Erdogan ishte në balotazh me kandidatit e CHP-së, Kemal Kiliçdaroglu.

Sipas rezultateve ende jopërfundimtare, Erdogan ka fituar me rreth 52 për qind të votave.

Kanali CNN Turk thotë se tashmë janë numëruar 99.06 për qind e votave dhe Erdogan ka fituar 52.07 për qind, kurse kundërshtari i tij ka fituar 47.93 për qind të votave,