Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. FOTO: Presidenca e Republikës së Kosovës.

Vjosa Osmani uron për Krishtlindjen Ortodokse

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dërguar një telegram urimi me rastin e Krishtlindjes ortodokse.

“Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë! Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja. Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve”

Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo. Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!” – thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore festojnë Krishtlindjen më 7 janar, llogaritur kështu sipas kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Më këtë rast, të hënën, 9 janar, sipas kalendarit, është festë zyrtare në Kosovë.