Vjosa Osmani

Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com

Vjosa Osmani uron besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit: Uroj që secila zemër e sofër të jetë plot!

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Osmani përmes rrjetit Facebook është shprehur se ky muaj, përpos sakrificës personale të besimtarëve, manifeston edhe shpirtin solidar në raport me tjetrin.

“Sonte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj i sakrificës, përkushtimit, solidaritetit dhe mirësisë. Gjatë këtij muaji, secili nga besimtarët, përveç sakrificës personale dhe paqes shpirtërore, manifeston shpirtin solidar e tolerant në raport me tjetrin, në raport me njerëzit në nevojë”- ka shkruar Osmani.

Presidentja ka uruar që në këtë muaj secila zemër e sofër të jetë plot.

“Populli ynë gjithmonë e ka kultivuar solidaritetin, ndaj në këtë muaj uroj që secila zemër e secila sofër të jetë plot, në mënyrë që respekti i ndërsjellë dhe dashuria të jenë udhërrëfyes përherë. Zoti ju bekoftë në këtë muaj të shenjtë dhe ju pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat e mira!”- është shprehur Osmani.