Si votoi Vjosa Osmani për mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë tregoi se do të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Por një gjë të tillë nuk e kanë përkrahur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.

Kështu ka thënë për KALLXO.com, Vjosa Osmani.

“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.

KALLXO.com ka tentuar të marrë një përgjigje nga Lumir Abdixhiku por i njëjti nuk është përgjigje.

I pyetur për votën e Vjosa Osmanit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se për këtë pyetje gazetarët duhet të pyesin vet Vjosa Osmanin. Kryesia e LDK-së vendosi sot që të kërkoj mocion votëbesimi për Qeverinë Kurti pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu. Mustafa e arsyetoj këtë vendim si pasojë e mos heqjes së taksës kërkesë kjo nga ShBA.

 

LDK inicion mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti

L I S T A E ANËTARËVE TË KRYESISË SË LDK-së:

  1. Isa Mustafa Kryetar
  2. Agim Veliu N/Kryetar
  3. Haki Rugova N/Kryetar
  4. Lutfi Haziri N/Kryetar
  5. Ismet Beqiri Sek. i Përgjith.
  6. Sabri Hamiti Anëtar
  7. Muharrem Sfarqa Anëtar
  8. Gazmend Muhaxheri Anëtar
  9. Anton Quni Anëtar
  10. Vlora Dumoshi Anëtare
  11. Skender Hyseni Anëtar
  12. Avdullah Hoti Anëtar
  13. Besa Gashi Anëtare
  14. Sokol Haliti Anëtar
  15. Arban Abrashi  Anëtar
  16. Kujtim Shala Anëtar
  17. Imri Ahmeti Anëtar
  18. Rita Hajzeraj Anëtare
  19. Sali Asllanaj Anëtar
  20. Naser Osmani Anëtar
  21. Lutfi Zharku Anëtar
  22. Lirije Kajtazi Forumi i Gruas
  23. Fidan Rekaliu Forumi i Rinisë