Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vjosa Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dy ditore në këtë shtet.

Sipas një njoftimi të Presidencës, gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite, Presidentja gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës.

Ndërkaq në Universitetin Humboldt, ajo do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat.

Derisa presidentja Osmani është në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel është në vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa dje ishte në Beograd.