Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve ta mbajnë distancën gjatë seancës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar deputetët që të mbajnë distancë, duke thënë se ka hapësirë të mjaftueshme.

“Ju lus me mirësi kolegë që të mbani distancë dhe t’i respektojmë rregullat e Institutit (të Shëndetit Publik). Së paku për hir të të gjithë pacientëve të infektuar dhe mjekëve që po përballen me situatën e vështirë. Hapësirë ka, arsyeja pse disa prej kolegëve tanë janë ulur lartë është arsyeja që të mabahet distanca”, tha ajo.