Vjosa Osmani: Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan

Ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas incidentit tragjik që ndodhi në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku mbetën tre të vrarë dhe u plagos një tjetër qytetar.

Osmani ka thënë se sulmi ndaj autobusit me nxënës, është goditje ndaj rendit dhe sigurisë. Ajo ka ftuar organet e rendit që sa më parë t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.

Pas një atentati ndaj një autobusi që po udhëtonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan, kanë vdekur deri më tani të paktën 3 persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)