Parada e Krenarisë - Foto: Atdhe Mulla

Vjosa Osmani tregon nëse do të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre është zotuar për pjesëmarrje në Paradën e Krenarisë nëse gjendet në Kosovë.

Parada që bëhet për të drejtat e komunitetit LGBTI do të mbahet më 10 tetor, përkatësisht katër ditë pas ditës së zgjedhjeve.

Osmani tha se nuk do të mungojë në këtë paradë nëse do të jetë në Kosovë.

“Nëse jam në Kosovë do të marrë pjesë, sepse herën e kaluar kam munguar sepse nuk kam qenë në vend”, tha Osmani.

Nga 7 deri më 10 tetor të këtij viti do të organizohet Java e Krenarisë në Kosovë ndrërsa më 10 tetor 2019, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivistë, do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë.

Sipas “Prishtina Pride”, paradës do t’i paraprijnë aktivitete të shumta të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen në datat 7,8 dhe 9 Tetor. Me fillim nga ora 11:30  Parada e Krenarisë do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”  dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke u përmbyllur me një koncert