Vjosa Osmani tregon ditën kur u ndërtua koalicioni i shpresës LDK-LVV

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas komenteve që i bëri pak orë më parë nënkryetari i partisë së saj, Agim Veliu, karshi koalicionit dhe raporteve me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një publikim në profilin e saj në Facebook, Vjosa Osmani, tregoi për ditën kur është ndërtuar “koalicioni i shpresës” mes LDK-së dhe LVV-së dhe kush ishte “kumbarë” i këtij koalicioni.

Vjosa Osmani tha se koalicioni LDK-LVV është formuar në natën kur partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, para afro dy vitesh, filluan nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, veprim që nga miqtë e Kosovës ishte cilësuar si ‘thikë pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’.

“Meqë miqtë tanë ndërkombetarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perendimor i vendit”, ka shkruar ajo, për të shtuar se këtë nuk mund ta bënin vetë.

“Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perendimor dhe euro-atlantik. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombetarë”, ka shkruar ajo.

“Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njejtë me atë që Ambasadori i atehershem amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes ne v.2017 ku ishin bashkuar zyrtare nga LDK e LVV: CFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TE KETË MË KOSOVË?”, ka përfunduar ajo.

Pak orë më parë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet për pushtet absolut dhe se synimi i saj është ta nënshtrojë dhe ta nënçmojë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Agim Veliu: Përpjekjet e Vetëvendosjes janë për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar LDK-në

 

Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Miqësitë që LDK-ja ndërtoi me botën demokratike janë ato që përcaktuan orientimin strategjik te vendit tonë: orientim pro-perendimor e euro-atlantik.

Para rreth dy vitesh, partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, filluan nismën për shfuqizimin e gjykatës speciale, e cila nga partnerët tanë u quajtë ‘thike pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’. Meqë miqtë tanë ndërkombetarë dhe kërkesat e tyre injoroheshin nga Presidenti i vendit dhe partitë në pushtet, që të gjithë u drejtuan tek zyret e LDK-së. Sërish, ishte pikërisht LDK-ja, vendi ku do të mbrohej shtetësia, miqësitë dhe orientimi pro-perendimor i vendit. Por këtë nuk mund ta bënim vetë. Ishte vetëm një parti që i doli në krah përpjekjeve të LDK-së atë ditë: Lëvizja Vetëvendosje. Atë mbrëmje, për këdo që e kupton politikën drejtë, është ndërtuar koalicioni i shpresës. Atë ditë, është rikonfirmuar orientimi pro-perendimor dhe euro-atlantik. Atë nuk e bëri LDK-ja vet, e as LVV-ja vetë…por e bënë LDK dhe LVV bashkë, me bekimin e miqve tanë ndërkombetarë.

Pyetja që shtrohet sot për kundërshtuesit, penguesit e bllokuesit e ndryshimit, në një kohë kur Kosova rrezikon të zbrazet e të shndërrohet në shtet të dështuar, është pikërisht e njejtë me atë që Ambasadori i atehershem amerikan e bëri në zyret tona në orët e vona të mbrëmjes ne v.2017 ku ishin bashkuar zyrtare nga LDK e LVV: CFARË DO JU DUHET PARTIA KUR NUK DO TE KETË MË KOSOVË?